Please enter at least 3 characters.

Reali ka gati ofertën e lartë për Skriniar

2019/11/GettyImages-1130518338.jpg
310:"MILAN, ITALY - MARCH 14: Milan Skriniar of FC Internazionale shows his dejection after misses a chance of a goal during the UEFA Europa League Round of 16 Second Leg match between FC Internazionale and Eintracht Frankfurt at San Siro on March 14, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Milan Skriniar mund të largohet nga Interi pas interesimit të madh të gjigantëve evropian për të.

Qendërmbrojtësi sllovak ka bindur ekipet e mëdha me paraqitjet e tij në dy vitet e fundit për Neroazzurët.

Manchester United, Manchester City, Bayern Munich, Barcelona dhe Real Madrid janë skuadrat që po e ndjekin me kujdes lojtarin.

Ka qenë vetë agjenti i lojtarit që ditë më parë ka thënë se vlera e Skriniar është 100 milionë euro.

Milan Skriniar. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

E duket se Real Madridi është skuadra më e interesuar për të, pasi ka gati një ofertë të lartë për transferimin e tij në Santiago Bernabeu.

Mediat spanjolle dhe ato italiane kanë raportuar se Los Blancos do ta testojnë Interin me një ofertë prej 80 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbetet të shihet nëse Inter do të tundohet nga oferta e kampionëve të shumëfishtë të Evropës, pasi Skriniar është lojtari kryesor i Neroazzurëve. /Telegrafi/