Please enter at least 3 characters.

Reali i hapur ta huazojë anësorin Gareth Bale

2019/04/GarethBale-1.jpg
260:"MADRID, SPAIN - MARCH 18: Gareth Bale of Real Madrid CF looks on form the bench prior to start the La Liga match between Real Madrid CF and Girona FC at Estadio Santiago Bernabeu on March 18, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi është i gatshëm që ta lëshojë në huazim anësorin Gareth Bale, pasi nuk po gjen ndonjë klub që mund të shpenzojë aq sa kërkojnë mbretërit për të.Marca raporton se uellsiani nuk bën pjesë në planet e Los Blancos në sezonin e ardhshëm, prandaj dëshirojnë ta largojnë nga Santiago Bernabeu.

Gareth Bale (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, duke qenë se klubet e interesuara hezitojnë të shpenzojnë shuma të majme për të, atëherë në opsion është huazimi.

Manchester Unitedi dhe ish-klubi i Bale, Tottenham Hotspur, dëshirojnë ta kenë në skuadër 29-vjeçarin.

Padyshim se mundësia e huazimit do t'i inkuadrojë në garë edhe disa klube të tjera. /Telegrafi/