Please enter at least 3 characters.

Reali eliminon Bayernin dhe shkon në finale - Mbretërit kërkojnë trofeun e tretë radhazi

2018/05/realmadridd-e1525206557123.jpg
150:" during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain.
15:"Catherine Ivill

Real Madridi është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm prej 4-3. Skuadra spanjolle fitoi me rezultat 2-1 në sfidën e parë gjysmëfinale në Allianz Arena, ndërsa pas ndeshjes kthyese në Santiago Bernabeu (2-2), të zgjedhurit e Zinedine Zidane vazhduan tutje.

Bavarezët e filluan në mënyrë fantastike ndeshjen duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e tretë. Joshua Kimmich realizoi pas një harkimi në zonë nga Corentin Tolisso, ndërsa kjo për faktin se mbrojtja nikoqire kishte bërë një vendosje të gabuar.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, reagimi i Los Blancos ishte i shpejtë. Një harkim të mrekullueshëm në zonë nga Marcelo e priti Karim Benzema për të shënuar me kokë (11'). Me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.

Mbretërit e përmbysën rezultatin që në fillim të gjysmës së dytë (46') pas një gabimi trashanik nga mbrojtja e sidomos portieri Sven Ulreich që i mundësuan Benzemas që ta shënonte golin e dytë personal.

(Foto: Getty Images)

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe vazhduan ta kërkonin golin, ndërsa këtë e arritën në minutën e 63-të. Ish-lojtari i Los Blancos, James Rodriguez reagoi më së miri në zonë për ta dërguar topin në rrjetë. Ndërsa ashtu siç kishte premtuar, nuk e festoi golin.

Rastet nuk munguan në minutat në vazhdim, pasi Bayerni kishte nevojë për një gol për t'u kualifikuar në finale, derisa Reali nuk dëshironte të rrezikojë duke u mbrojtur. Keylor Navas u tregua vendimtar për t'ua mohuar golin vizitorëve, derisa Cristiano Ronaldo i motivonte bashkëlojtarët drejt sulmit.

(Foto: Getty Images)

Megjithatë, përkundër rasteve dhe lojës së mirë, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të shënonte dhe në finale u kualifikua Real Madridi falë fitores në ndeshjen e parë.

Në finale, Mbretërit presin fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal, ndërmjet Romës dhe Liverpoolit. Redsat e kanë fituar me rezultat 5-2 takimin e parë në Anfield, ndërsa të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico zhvillohet ndeshja kthyese. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6iqdp4

https://twitter.com/IconicCristiano/status/991392195981774849

https://twitter.com/WelshRamsey/status/991404988583817216

https://www.dailymotion.com/video/x6iqgrc