Reali dhe Interi luajnë për vendin e parë në grup - formacionet zyrtare
07/12/2021
Në Estadio Santiago Bernabeu, Real Madridi dhe Interi zhvillojnë ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Edhe Los Blancos (12 pikë) edhe Nerazzurrët (10 pikë) e kanë siguruar pjesëmarrjen në të tetën e finales duke u kualifikuar nga Grupi D, por akoma nuk është vendosur pozita e parë në grup.
Derisa Reali e konfirmon pozitën e liderit edhe me barazim, Interi duhet doemos të fitojë.
Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Simone Inzaghi i kanë përgatitur taktikat dhe formacionet startuese për këtë takim.
Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Rodrygo, Jovic, ViniciusFormacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, D'Ambrosio, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martínez
/Telegrafi/


