Real Madridi thyen ‘rregullin e artë’ të transferimeve për herë të parë pas nëntë vitesh
Real Madrid po synon t’i ofrojë trajnerit të ri Xabi Alonso një skuadër sa më të fortë për sezonin e ardhshëm, duke përfshirë jo vetëm përforcime të reja, por edhe rinovime kontratash për lojtarët më të rëndësishëm të klubit. Trent Alexander-Arnold iu bashkua ‘Los Blancos’ si lojtar i lirë nga Liverpool, ndërsa Dean Huijsen u transferua nga Bournemouth për 50 milionë euro. Po ashtu, Alvaro Carreras dhe Franco Mastantuono kanë kompletuar kalimet e tyre te Real Madridi, ndërkohë që Alonso synon një fillim pozitiv në stolin e klubit në ‘Santiago Bernabeu’.Përveç blerjeve të reja, drejtuesit madrilenë thuhet se janë duke planifikuar disa rinovime kyçe për lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Pas largimit të Luka Modric, i cili nuk e rinovoi kontratën, Alonso pritet të kërkojë një zëvendësues të denjë për udhëheqjen dhe të caktojë një kapiten të ri.


