Real Madridi shokohet në udhëtim te Espanyoli
03/10/2021
Espanyoli ka shkaktuar befasi në javën e tetë në La Liga, pasi ka fituar 2-1 ndaj Real Madridit.
Pas vetëm 17 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Raul de Tomas, që u asistua nga Adrian Embarba.
Los Blancos më pas tentuar që t’i barazonin shifrat, mirëpo nuk i konkretizuan rastet.
Në 45 minutat e dytë, Espanyoli arriti që ta dyfishonte epërsinë me golin e Aleix Vidal, e shqiptari Kliedi Bare ishte asistuesi.
Por, madrilenët u rikthyen në lojë në minutën e 71-të, kur Karim Benzema shënoi për 2-1, duke shpresuar që të merrnin së paku një pikë.
Mirëpo, Espanyoli u mbajt deri në fund, dhe ia doli të merrte pikët e plota.
Pas javës së tetë, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 17 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridit. /Telegrafi/
Standings provided by SofaScore LiveScore


