Please enter at least 3 characters.

Real Madridi luan për fitore ndaj Bilbaos, formacionet zyrtare

2019/04/real-bilbao-e1555851892482.jpg

Real Madridi dhe Athletic Bilbao kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të baskëve në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga, e cila zhvillohet në Santiago Bernabeu nga ora 16:15.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka barazuar në ndeshjen e fundit dhe synon t'i kthehet fitores në ndeshjen para tifozëve të vet.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të lartë me katër fitore nga pesë ndeshjet e fundit dhe shpresojnë në rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Real Madrid: Keylor; Carvajal, Varane, Vallejo, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Lucas, Benzema, Asensio.

Athletic Bilbao: Herrerin; Yeray, Lekue, Martinez, Yuri; San Jose, Etxebarria; Munain, Garcia, Cordoba; Williams.

/Telegrafi/