Please enter at least 3 characters.

Real Madridi kalon në epërsi ndaj Barcelonës me një gol të bukur nga Vinicius Junior

2020/03/vini.png

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës në përballjen që po zhvillohet në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Los Blancos shënuan golin e parë në këtë takim ndaj Blaugranëve me anë të Vinicius Junior.

Sulmuesi brazilian pranoi një asistim nga Toni Kroos në minutën e 71-të, derisa u tregua i saktë përballë Marc-Andre Ter Stegen.

Barcelona ka shpresë që t’i barazojë shifrat në 1-1, ku kanë mbetur më shumë se 15 minuta lojë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/