Please enter at least 3 characters.

Real Madridi gati ofertën prej 350 milionë eurove për Neymarin

2018/09/Neymarb-2.jpg
156:" during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Real Madrid and Paris Saint-Germain at Bernabeu on February 14, 2018 in Madrid, Spain.
21:"Gonzalo Arroyo Moreno

Florentino Perez ka vendosur që ta thyejë bankën për Neymarin, duke e thyer rekordin që është vendosur po nga ai.

Synimi është për ta marrë transferimin rekord botëror që ka kushtuar 222 milionë euro duke e bërë edhe një herë më të shtrenjtë.

Siç bën me dije Sport, Real Madridi ka gati një ofertë prej 350 milionë euro. Me këtë ofertë Real Madridi beson që jo vetëm Neymar, por edhe klubi francez do të binden.

Neymar ka ende edhe tri vite të mbetura në kontratën aktuale me klubin nga “Parku i Princave”.

Klubi e ka kontaktuar tashmë brazilianin për t’ia shpjeguar synimet që ka. Florentino Perez ka vendosur të kthehet tek rekordet pas humbjeve nga Barcelona dhe Ajax.

Presidenti i të bardhëve është i bindur se oferta e tij, e cila shënon një kulm të ri në historinë e futbollit, do të jetë bindëse për pronarët e PSG, si dhe vetë Neymar.

Neymar - Neymar Snr (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Lojtari ka qenë edhe më herët i kërkuar nga Reali por që zgjodhi Barcelonën.

Oferta për pagën mësohet se sillet nga 45 milionë euro në sezon, më shumë se sa që merr te PSG (36 milionë).

Kohëzgjatja e kontratës do të ishte për pesë vite. /Telegrafi/