Please enter at least 3 characters.

Reagon Vetëvendosje, pasi Ramush Haradinaj i akuzoi për punësim të militantëve

2019/09/auto_vetevendosje_logo_ilustrim1515524153.jpg

Lëvizja Vetëvendosje u është përgjigjur akuzave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili kishte akuzuar këtë parti për punësim të militantëve.

Vetëvendosje ka dërguar një reagim te drejtuesi i “Debat Plus”, Ermal Panduri duke thënë se personat e përmendur nga Haradinaj janë staf politikë, këshilltarë dhe asistentë.

Haradinaj ka përmendur përsëri emrin e Mirsad Shkretës duke thënë se a është ai, asistentë siç pretendon Vetëvendosje.

“Ministria e Shëndetësisë ka të drejtë të delegojë dikë në kuadër të Bordit, prandaj është i deleguar i Ministrisë së Shëndetësisë, Mirsad Shkreta”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes, lexuar në emision nga drejtuesi Ermal Panduri./Telegrafi/