Please enter at least 3 characters.

Reagon Thaçi, fajëson të zgjedhurit që po “rrezikojnë interesat shtetërore”

2016/08/Seanca-e-kuvendit-24-shkurt-Hashim-Thaci-dhe-Isa-Mustafa-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pas heqjes nga rendi i ditës të projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.“Rrethanat që po krijojnë zvarritjen e mëtutjeshme të implementimit të agjendës shtetërore të marrëveshjeve ndërkombëtare paraqesin shqetësim serioz për qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tanë euroatlantikë.Ky hezitim nga njerëzit e zgjedhur rrezikon pa të drejtë interesat shtetërore, që ndërlidhen me liberalizimin e vizave dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës.Me këto zvarritje, partnerëve tanë ndërkombëtarë po ua heqim argumentet që të na mbështesin në arritjen e qëllimeve dhe të interesave tona madhore”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/