Please enter at least 3 characters.

Reagon MPJD: UNMIK-u është informuar për shpalljen “non-grata” të zyrtarit rus

2021/03/ndertesa-e-MPJ-se-Ministria-e-puneve-te-jashtme-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg

Pas shpalljes non-grata të zyrtarit rus, pjesë e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara (UNMIK) nga MPJD, ka reagur Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tyre, doktrina e “persona non grata” nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë).

Por, Sharr Jakupi, shef i stafit në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës së Kosovës, i është kundërpërgjigjur deklaratës së OKB-së.

Jakupi përmes një postimi në Twitter tha se UNMIK-u ishte njoftuar nga MPJD-ja më 31 dhjetor 2021, për shpalljen “non-grata” të njërit prej zyrtarëve të saj.

“UNMIK-u është njoftuar nga MPJD-ja të premten, më 31 dhjetor 2021, një nga zyrtarët e tyre ishte shpallur persona non-grata”, ka shkruar Jakupi.

Ndërkaq sipas njoftimit të ministres Donika Gërvalla, vendimin e ka marrë me kërkesë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“[Vendimi është marrë] për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht kam njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e ministres. /Telegrafi/