Please enter at least 3 characters.

Reagimi zhgënjyes i amerikanes kur zbuloi gjininë e foshnjës në një organizim me të ftuar

2023/05/TikTok.jpg

Një nënë amerikane u bë virale në rrjet me reagimin në festën e zbulimit të gjinisë kur zbuloi seksin e fëmijës që ajo po pret.

Videoja që kapi reagimin e saj u publikua në TikTok nga përdoruesja Ky e cila ishte e ftuar aty dhe mbeti pa fjalë kur ishte dëshmitare e asaj që ndodhi, transmeton Telegrafi.

“Kur e prishni festën tuaj të zbulimit të gjinisë, pasi nuk dëshironi një vajzë tjetër”, ishte mbishkrimi në video.

Festa në oborr ishte dekoruar me balona blu dhe rozë.

Gruaja mund të dëgjohet duke thënë: “Jo një vajzë tjetër”.

Ajo më pas tërhoqi një pankartë dhe iku nga aty dhe la mysafirët vetëm. /Telegrafi/