Please enter at least 3 characters.

Reagimi emocionues i Distria Krasniqit pas medaljes në Lojërat Olimpike

2024/07/distria-krasniqi-2.jpg
273:"PARIS, FRANCE - JULY 28: Silver medalist Distria Krasniqi of Team Kosovo celebrates on the podium during the Women -52 kg tournament on day two of the Olympic Games Paris 2024 at Champs-de-Mars Arena on July 28, 2024 in Paris, France. (Photo by Michael Reaves/Getty Images)
12:"Getty Images

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka reaguar në rrjetet sociale pas triumfit të saj në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Distria Krasniqi ka arritur të fitojë edhe medaljen e saj të dytë Olimpike, pasi mori të argjendtën në Paris, pas të parës së artë në Tokio 2020.

Rekordi i saj në Olimpiadë ka bërë që Distria të emocionohet edhe dy ditë pas triumfit të reagoj në profilin e saj privat në Instagram.

Ajo ka folur për rrugëtimin e saj dhe sakrificat, teksa ka lavdëruar të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme.

Reagimi i Distria KrasniqitLojërat Olimpike Paris 2024 Ky rrugëtim ka qenë me sakrifica te panumërta, punë dhe përkushtim por gjithçka ja vlejti ne fund. Jam shume krenare që përfaqësoj vendin tim dhe të sjell këtë arritje të jashtëzakonshme në KosovëNjë falënderim i madh për trajnerin tim të mrekullueshëm, ekipin, familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe besimin në mua. Mbështetja juaj ka qenë forca ime shtytëse. Kjo medalje e argjendtë është e veçantë pasi është medalja ime e dytë Olimpike, e para në Tokyo 2020 e fituar ne një kategori tjetër.Jam shumë e lumtur që arrita në finalen olimpike edhe një herë dhe mirënjohëse për mundësinë për të garuar në nivelin më të lartë.Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm./Telegrafi/