Please enter at least 3 characters.

Raul Jimenez kërkohet nga klubet e mëdha evropiane, por thotë se ndihet i lumtur te Wolves

2020/07/Raul-Jimenez-9.jpg
500:"LONDON, ENGLAND - JUNE 20: Raul Jimenez of Wolverhampton Wanderers celebrates after scoring his team's first goal during the Premier League match between West Ham United and Wolverhampton Wanderers at London Stadium on June 20, 2020 in London, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Ben Stansall/Pool via Getty Images)
9:"2020 Pool

Sulmuesi meksikan, Raul Jimenez insiston se ai është i lumtur që luan për klubin anglez Wolverhampton Wanderers.

Sezoni i dytë fantastik i 29-vjeçarit në Molineux e ka parë atë të lidhet me një numër të madh klubesh evropiane.

Jimenez pëlqehet shum nga Manchester Unitedi dhe Juventusi, por ka thënë se ndihet i lumtur te Wolves.

“Ndihem shumë mirë që jam lojtar i Ujqërve”, ka thënë fillimisht Jimenez për faqen zyrtare të klubit anglez.

“Dy vitet e mia këtu kanë qenë të pabesueshme, unë mendoj se ne e bëmë atë lidhje që nga fillimi që nga transferimi im këtu. Jam shumë i lumtur që jam këtu”.

“Të gjithë ne kemi mësuar më shumë nën urdhrat e Nuno Espiritos dhe unë kam pasur dy vjet tani me shumë përparim. Trajneri e di se si të drejtojë grupin”.

“Ai më ka dhënë besimin që të jem një njeri i rëndësishëm në sulm. Kjo është ajo që do të kërkoja që kur erdha në Evropë - është shumë e rëndësishme për mua të kem besim nga ai dhe të gjithë shokët e mi të skuadrës”, përfundoi meksikani. /Telegrafi/