Please enter at least 3 characters.

Rashica ta vazhdojë kontratën me Llamkosin?

2016/01/rashica-ta-vazhdoj-euml-kontrat-euml-n-me-llamkosin_hd.jpg

Në një prononcim për gazetën Arena, mesfushori i ‘bardhekaltërve’ deklaroi që ende është në pritje të kryesisë së klubit.

“Nuk kam vendosur për të ardhmen pasi që klubi nuk më ka ofruar rinovimin e kontratës. Gjithsesi, unë do ta pres Llamkosin sepse dua të qëndroj te kjo skuadër dhe të fitoj titullin kampion me të”, theksoi Rashica.

Të kujtojmë që Llamkos Kosova e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e parë të tabelës me 37 pikë, nëntë më shumë se ndjekësit e parë, Ferizaj e Hysi. /Telegrafi/