Please enter at least 3 characters.

Raportohet për probleme me mbeturina në Fushë Kosovë

2024/08/Screenshot-2024-08-15-082058-2.png

Të hënën është raportuar se te blloku i tregtisë, rruga për Uglare në Fushë Kosovë, banorët po kanë probleme me mbeturina ku për pasojë lirohet aromë e keqe.

Sipas raportimit të Ndreqe.com, kontenieret janë të thyera dhe të vendosura në vende ku sipas banorëve nuk do të duhej të vendoseshin.

Banorët e asaj lagje kanë thënë se kanë bërë ankesë edhe te komuna e Fushë Kosovës.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse. /Telegrafi/