Please enter at least 3 characters.

Ramos iu ofrua, Barcelona e refuzoi atë

2016/01/ramos-iu-ofrua-barcelona-e-refuzoi-at-euml_hd.jpg

Mbrojtësi i Barcelonës, iu është ofruar katalunasve muaj më parë për të nënshkruar me ta, por njëri nga kandidatët për president të katalunasve, Jordi Majo ka thënë se nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

“Një muaj e gjysmë më parë më është ofruar Ramos. Por, ne nuk luajmë në atë mënyrë, nuk jemi një klub që i mundësojmë atij që në këtë formë të përfitojë rrogë më të madhe nga Real Madrid”, deklaroi Majo për “Sport.es”.

“Nëse i është ofruar një tjetër kandidati për president, është problem i tyre, por nga ana ime e kam përjashtuar mundësinë. Nuk kam kontaktuar me menaxherin e tij dhe besoj se kjo vlen edhe për ndonjë prej kandidatëve të tjerë”, u shpreh Majo.

Ramos është në bisedime me Real Madridin për vazhdimin e kontratës, por bisedimet mes agjentit të Ramosit dhe klubit kanë ngecur pas mosmarrëveshjeve për pagën e lojtarit. /Telegrafi/