Please enter at least 3 characters.

Ramos: E shfrytëzuam rastin unik për të fituar ndaj një rivali të madh në shtëpi

2020/03/SergioRamosvsBarca-2-e1583141808511.jpg
238:"MADRID, SPAIN - MARCH 01: Sergio Ramos of Real Madrid CF runs with the ball during the Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 01, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka lavdëruar skuadrën e tij për paraqitjen mbresëlënëse në ‘el Clasico’ ndaj Barcelonës.

Los Blancos fituan me rezultat 2-0 në Santiago Bernabeu dhe u rikthyen në krye të tabelës me një pikë më shumë se rivali i përbetuar.

“Kjo ishte një mundësi unike për të fituar ndaj një rivali të madh, në shtëpi, ndërsa këto janë tri pikë të rëndësishme”.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Në pjesën e parë i lejuam Barcelonës që të kishte raste shënimi, ndërsa pas pushimit e rritëm presionin në fushë dhe krijuam raste për vete”.

“E shënuam golin e parë dhe u angazhuam shumë për t’i dhënë fund sfidës. Jo shpesh kemi bërë diçka të tillë këtë sezon, por kësaj radhe ishim në gjendje t'i jepnim fund ndeshjes ”, ka thënë Ramos në një intervistë për Movistar, transmeton Marca. /Telegrafi/