Please enter at least 3 characters.

Ramos: Cristiano shkon në shtëpi i mërzitur kur nuk shënon

2017/11/GettyImages-870613802-e1509924066359.jpg
234:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 05: Cristiano Ronaldo of Real Madrid CF reacts during the La Liga match between Real Madrid and Las Palmas at Estadio Santiago Bernabeu on November 5, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi fitoi ndaj Las Palmas me rezultat 3-0 në La Liga, këtë herë me golat e Casemiros, Marco Asensios dhe Iscos.

Cristiano Ronaldo nuk arriti më shumë se një asistim në këtë takim, portugezi asistoi te goli i Iscos, por ai krijoi disa raste të mira për gol.

Për mungesën e golave të CR7 dhe Karim Benzemas foli edhe kapiteni i Los Blancos, Sergio Ramos.

“Golat e Cris dhe Karim do të vijnë. Karim është më bujar në këtë aspekt, Cris shkon i mërzitur në shtëpi kur nuk shënon, por ne nuk jemi të mërzitur se ata kanë shënuar pak gola”.

“Ata bëjnë diferencën dhe e rëndësishme është të fitojmë, golat do vijnë”, ka thënë Ramos.

Vlen të theksohet se Ronaldo ka shënuar vetëm një gol këtë sezon në shtatë paraqitje. Portugezi është lojtari i dytë me më së shumti gjuajtje drejt portës kundërshtare, 48 gjuajte.

Më shumë se ylli i Real Madridit ka gjuajtur vetëm Lionel Messi, 68 herë. Por, kujtojmë se anësori i Barcelonës ka shënuar 12 gola këtë sezon në kampionatin elitar spanjoll. /Telegrafi/