Please enter at least 3 characters.

Ramiz Kelmendi godet VV-në: S'keni lidhje me ekonominë

2016/01/ramiz-kelmendi-foto-ridvan-slivova-04.jpg
14:"Ridvan Slivova

Biznesmeni dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se qytetari i Kosovës ka dëshirë të konsumojë në emër të kualitetit, e jo në emër të patriotizmit.

Ai i është kundërpërgjigjur kritikave të Lëvizjes Vetëvendosje, se kompania që ai udhëheq gjoja importon shumë nga Serbia.

"Lëvizja Vetëvendosje nëpër gojë e sjell vetëm Serbinë. Vetëm Serbinë e mban në gojë", është shprehur Kelmendi në Rubikon të KTV-së.

"Ata nuk e njohin ekonominë. Ata s'kanë lidhje me ekonominë. Apo, e njohin një pjesë ekonominë, e pastaj janë të obliguar në emër të Serbisë ta dëmtojnë atë", ka thënë Kelmendi.