Please enter at least 3 characters.

Rami Malek tregoi se si Geldof e bindi Freddie Mercury të performoj në koncertin Live Aid

2019/02/1770330085c63defe8be59754861740_v4_big.jpg

Aktori Rami Malek, i njohur për filmin "Bohemian Rhapsody", zbuloi se Bob Geldof arriti ta bindë grupin "Queen" për të performuar në koncertin Live Aid.

Rami, i cili në festivalin e fundit të BAFTA-s u shpall aktori më i mirë, ndau një moment që e kishte me të famshmin, Bob Geldof.

"Unë nuk e di nëse do të më vrasë për këtë Bob Geldof, por kohët e fundit më tregoi se e kishte bindur Freddy Mercuryn që të performoj në Live Aid. Ai i kishte thënë, ' Dëgjo Freddie, ne kemi një ngjarje që është projektuar posaçërisht për ju dhe grupin Queen'' , tha Rami.

Rami Malek

"Ajo audiencë është bërë për Freddyn", shtoi Geldof, në të cilën Freddy u përgjigj "Çfarë do të thotë, i dashur?"

Geldof pastaj i tha atij se e gjithë bota do ta shikonte atë, e cila ishte e mjaftueshme që Freddy të paraqitej në koncert, raporton Independent.

Rreth 34 vjet më parë, pikërisht më 13 korrik, 1985 në Londër dhe Philadelphia u mbajtën koncertet të "live Aid", për të mbledhur para për fëmijët në Afrikë.

Përveç Queen, në koncert u paraqitën edhe U2, Duran Duran, David Bowie, Madonna, Brian Adams, Mike Jagger dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/