Please enter at least 3 characters.

Rami Malek mund ta luajë rolin negativ në filmin e ardhshëm për James Bondin

2019/03/RamiMalekoscarse-e1551543373169.jpg
286:"HOLLYWOOD, CALIFORNIA - FEBRUARY 24: Rami Malek, winner of the Actor in a Leading Role award for 'Bohemian Rhapsody,' attends the 91st Annual Academy Awards Governors Ball at Hollywood and Highland on February 24, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images)
12:"Getty Images

Rami Malek është në bisedime për të luajtur rolin kryesor negativ në filmin e ardhshëm për James Bondin - transmeton Sky News.Pasi e fitoi çmimin Oscar, Golden Globe dhe BAFTA, për portretizimin e Fredie Mercuryt në filmin biografik të grupit "Queen", "Bohemian Rhapsody", tashmë po flitet se ai mund të jetë rivali i Daniel Craigut në filmin e 25-të për agjentin e famshëm sekret.

Më herët është raportuar se ai kishte hyrë në konkurrencën e ngushtë për rolin negativ në vazhdimin e radhës, mirëpo arritjen e marrëveshjes e pengon roli i tij në serialin "Mr. Robot".

Megjithatë, spekulohet se është arritur një marrëveshje që i përshtatet orarit të 37-vjeçarit, në mënyrë që të ketë mundësi të funksionojë me të dyja produksionet.

Nuk janë dhënë detaje se si do të jetë karakteri negativ në filmin e radhës për 007, mirëpo flitet se mund të jetë i verbër.

Në ndërkohë, është thënë se ky do të jetë filmi i fundit në të cilin do ta shohim Daniel Craigun në rolin e James Bondit.

"Casino Royale" (2006), "Quantum of Solace" (2008), "Skyfall" (2012) e "Spectre" (2015) - janë filmat në të cilët aktori anglez deri më tani e ka luajtur rolin e agjentit sekret. /Telegrafi/