Please enter at least 3 characters.

Ramadani komenton humbjen, beson në kualifikim

2017/06/ramadani-12-1-e1498634161399.jpg

Trajneri i Trepçës ’89, Zekerija Ramadani, ka komentuar humbjen 2-1 nga Vikinguri në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Sipas tij rezultati 2-1 nuk ishte real, në bazë të asaj që u zhvillua.

“Ndeshjen e kishim në kontroll, por në dy momente me të vërtetë nuk reaguam si duhet dhe përvoja e kundërshtarit na ndëshkoi”.

“Duke e marrë parasysh që ishte hera e parë që luajmë në një kompeticion kaq të rëndësishëm, duhet të jemi të kënaqur, por rezultati është jo i real”, ka thënë Ramadani për Gazetën Olle.

Ai beson se me potencialin që kanë, do t’ia dalin të kualifikohen tutje.

“Patjetër që besojmë. Ky është një rezultat i hapur dhe jam i bindur që do të vazhdojmë garën”, përfundoi trajneri i kampionëve tanë.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në stadiumin “Adem Jashari”.