Please enter at least 3 characters.

Rama tur takimesh me Diasporën, ndalesa e parë fillon nga Athina

2024/03/Edi-rama-ne-Kucove.png

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama do të nisë një tur takimesh me strukturat e partisë që drejton në Diasporë.

Takimin e parë Rama do ta zhvillojë më 12 maj në Athinë, takim i cili do të pasohet edhe nga takime të tjera në vijim.

Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.

Nisja e këtij turi do të bëhet vetëm një ditë pasi anëtarët e partisë socialiste do të zhvillojë zgjedhje më 11 maj për delegatët e rinj të kongresit. /Telegrafi/