Please enter at least 3 characters.

Rakitic thotë se nuk ka justifikime për formën e dobët

2018/10/Ivan-Rakitic-1-e1539069195837.jpg
233:"VALENCIA, SPAIN - OCTOBER 07: Ivan Rakitic of Barcelona arrives for the La Liga match between Valencia CF and FC Barcelona at Estadio Mestalla on October 7, 2018 in Valencia, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, insiston se lodhja nuk duhet të përdoret si justifikim për formën e dobët të skuadrës katalunase.

Ekipi i Ernesto Valverde nuk ka fituar në këtë ndeshjet e fundit në La Liga, duke e konfirmuar kështu se diçka nuk po shkon mirë tek Barça.

“E njohim këtë situatë nuk është diçka e re", ka thënë Rakitic për Marcan.

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Ne duhet të jemi në gjendje të përballojmë orarin e ngjeshur, duke përfshirë udhëtimet jashtë vendit, por kjo është bukuria e futbollit, është kënaqësi të luash kaq shumë".

“Paraqitja jonë nuk ishte e keqe, u përpoqëm shumë ndaj një skuadre që është një nga më të mirat në kampionat dhe ne ishin superior në fushën e tyre".

“Është turp që ne nuk mund të përkthenim superioritetin tonë në fitore dhe të merrnim tre pikë që i merituam".

“Pranuam një gol të hershëm, por u rikthyem mirë", ka shtuar kroati. /Telegrafi/