Raheem Sterling vlen 40 milionë euro më shumë sesa Lionel Messi, vazhdon të prijë Kylian Mbappe
Raheem Sterling ka bërë një fillim mjaft të mirë në edicionin 2019/20. Ai fillimisht shënoi kundër ish-klubit të tij, Liverpoolit, në Community Shield në Wembley.
Pastaj, në ndeshjen e parë të Ligës Premier, Sterling shënoi një het-trik ku City fitoi ndaj West Ham 5-0 në Stadiumin e Londrës.
Sterling ishte një nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier sezonin e kaluar, por a mund të kalojë ai në një nivel tjetër?
Sipas Observatorit të Futbollit (CIES), Sterling tani është më i vlefshëm se pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.
Për herë të parë në karrierën e tij, Sterling e ka tejkaluar Messin, pasi tani ka vlerë prej 207.8 milionë euro. Mosha e Messit ka bërë që shifra e tij të bie në 167.4 milionë euro. /Telegrafi/20 lojtarët më të vlefshëm në futboll 1 | Kylian Mbappe | Paris Saint-Germain | 252 milionë euro


