Please enter at least 3 characters.

Rafinha e gjen prapë rrjetën, pastaj shënon edhe Suarez (Video)

2016/10/rafinha.jpg

Kanë ardhur edhe goli i dytë dhe i tretë i Barcelonës në ndeshjen kundër Deportivo La Corunas.

Katalunasit duken të vendosur për pikë të plota në këtë përballje, pasi arritën të realizojnë dy gola në gjysmën e parë.

Edhe goli i dytë mban vulën e Rafinhas, i cili shënoi në minutën e 36-të.

Goli i tretë u realizua nga Luis Suarez, i cili pranoi një top nga Neymar dhe e dërgoi në rrjetë (43’).

Dominimi blaugran vazhdoi deri kur skuadrat shkuan në pushim dhe mes tjerash u godit edhe shtylla. /Telegrafi/