Please enter at least 3 characters.

Qytetarët e Maqedonisë mësojnë gjuhën gjermane për t'i thënë "Auf Wiedersehen" shtetit

2016/01/ambasada-e-gjermanis-euml-n-euml-prishtin-euml-tani-m-euml-leht-euml-mund-t-euml-merrni-nj-euml-viz-euml-p-euml-r-gjermani_hd.jpg

"Faktor", shkruan se një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë, vitet e fundit gjithnjë e më shumë po mësojnë gjuhën gjermane, me qëllim që të aplikojnë për bursa ose për të gjetur punë në Gjermani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e vërtetojnë edhe shkollat për gjuhë të huaja në Maqedoni, të cilat thonë se numri i personave që ndjekin orë të gjuhës gjermane gjithnjë po ritet. Ata thonë se nëse më herët gjuhën e kanë mësuar nga dashuria sot e bëjnë për arsye praktike për të siguruar një jetë më të mirë.

Gjuhën gjermane e mësojnë persona nga profesione të ndryshme dhe studentë./Telegrafi/