Qeverisja e re, më shumë prurje pozitive
Nga kureshtja që kam lexuar dhe studiuar raportet e auditimit për vitin 2008 të kryera nga Zyra e Auditorit Gjeneral në të gjitha agjencitë shpenzuese të Institucioneve Qeverisëse të Republikës së Kosovës, të cilat janë publikuar në faqen e internetit të ZAGJ, dhe është vërejtur se ka shumë më shumë disiplinë financiare se sa te qeverisja e kaluar, kjo më bëri përshtypje që unë si auditorë i lartë ligjor, të dal me një vlerësim objektiv dhe profesional se çdo kund po ndihet përgjegjësi për shpenzimin e parasë publike.
Situata aktuale në Republikën e Kosovës mendoj se duhet vlerësuar si shembull për rajonin dhe botën në tërësi. Rrethanat e krijuara neve si qytetarë dhe Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë shtyrë për të bërë më të mirën të mundshme në mënyrë që qeverisja jonë të jetë më efektivitet për të rritur kredibilitetin te qytetarët e Kosovës, por edhe te faktori ndërkombëtar. Vlerësime të tilla nuk vijnë vetëm nga qytetarët e Kosovës e Kosovës por edhe diplomaci të vendeve të ndryshme me ndikim dhe nga udhëheqës të organizatave politiko ushtarake.
Shihet qartë se SHBA nën udhëheqjen e presidentit Barack Obama dhe administratës së tij po rimerr shkëlqimin dhe pritet që botës do t’i ofrojë një vizion të ri e më largpamës, prosperitet e dialog, dhe mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe tejkalimin e krizës globale financiare me energji e aftësi, një zell e vendosmëri për t’i dhënë publikut një qeverisje që zgjon e realizon ëndrra e shpresa të mëdha, dhe rrit harmoninë e mirëqenien tek qytetaret.
Kjo politikë e qeverisjes amerikane ka reflektuar influencën pozitive edhe në Institucionet e Republikës së Kosovës. Para së gjithash kjo është një leksion i mrekullueshëm i demokracisë, i përgjegjësisë e efikasitetit, me të cilin i kryejnë detyrat institucionet, i aftësisë së tyre për t’u riorientuar shpejt e energjikisht në zgjidhjen e situatës së krijuar nga kriza më e madhe ekonomike e financiare e shekullit.
Këto qeverisje po tregon besueshmërinë e plotë tek qytetarët dhe tek mbështetësit e fortë të diplomacisë ndërkombëtare që po forcohet besimi tek forcat e reja demokratike në rrugën e forcimit të pavarësisë së Kosovës, për të bërë ç’është e mundur për të vazhduar këtë rrugë të re e të sigurt që ka marrë Kosova e gjithë rajoni i Ballkanit për ta shndërruar rajonin në oazë paqeje e prosperitet ekonomik për të gjithë qytetarët.
Pavarësia e Kosovës madje është njohur nga shumë shtete me ndikim të shteteve islamike ku pritet shpejt valë e njohjeve të reja.
Prurjet pozitive duhet vlerësuar të gjithë
Filozof i njohur i quajtur Zhan Pol Sarti, thotë se “Njeriu në jetë duhet të radhitet mirë, drejtë, dhe aty ku duhet, për të arritur qëllimin”. Pra duke vlerësuar këtë mendim politik nga ky filozof, kjo qeverisje ka shumë arsye për ta respektuar për vizionin e saj largpamës, të radhitur mirë dhe drejtë për ta arritur qëllimin, dha pa ardhjen e kësaj elite politike në pushtet, Kosova nuk do të kishte këto prurje pozitive që shumë politikan botërorë dhe popuj të shtypur na e kanë lakmi;
- Shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
- Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës
- Integrimi dhe anëtarësimin në Fondin Monetar ndërkombëtar i Republikës së Kosovës
- Integrimi dhe anëtarësimi në Bankën Botërore i Republikës së Kosovës
- Miratimi i fondit për zhvillim dhe rindërtim për Kosovën nga BE në vlerë prej 1.200.000 000 €
Është detyrë e studiuesve, administratës, medias, por edhe opinionit të gjerë kosovar, për t`u treguar më të zellshëm e të vendosur për ndryshime që kërkon koha. Ato që mund të na godasin më fortë janë miodekriteti dhe mungesa e kurajës. Por shpirti shqiptar nuk njeh kthimin mbrapa në realizimin e ëndrrave kombëtare e shoqërore.
Cilido prej nesh që kemi ndjekë vizitat e diplomatëve nga shtete ose aleanca me ndikim në botë e kemi dëgjuar se kanë ndjerë respekt të thellë për vizionin që ai shfaqë për rajonin tonë; psh vizita e zv.presidentit të SHBA-ve, Jozef Biden në rajon, vizita e sekretares së SHBA znj. Hillary Clinton, vizita e kryetarit të KE, z.Manuel Barrosso, vizita e ish-sekretari i NATO-s, z, Jap De Hop Skefer, vizita e ish kryetarit për çështje të sigurisë në BR, z.Solana, dhe tani së fundi vizita e sekretarit të ri të NATO-s, z.Rasmusen të cilët vlerësojnë me shumë emocion të arriturat në Republikën e Kosovës dhe politikën në raport me rajonin dhe i përgëzojnë institucionet tona për të arriturat dhe vizionin e tyre.
Më shumë emocion ndjen kur shikon se çfarë entuziazmi ka çliruar tek qytetarët tanë vizioni amerikan për Kosovën, si një tërësi unike dhe e pa ndarë në udhën e saj të konsolidimit të pavarësisë. Ky qëndrim amerikan dhe vullneti ynë për emancipim kombëtar, po e përforcojnë qëndrimin në njohje të mëtejshme të pavarësisë sonë dhe për rrjedhojë edhe integrimi në forumet politike e ekonomike ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
Shteti mbahet duke e ndërtuar dhe respektuar ligjin dhe strukturat qeverisëse të dala nga vota e lirë dhe demokratike, e jo duke e sharë e shpifur dhe duke shkelur ligjin.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë se si e bëhet grumbullimi i Buxhetit të Konsoliduar të Republikës së Kosovës, dhe shumë vende të rajonit na e kanë lakmi se si mundë të i’a dalim që të mbulojmë të gjitha kërkesat e agjencive shpenzuese për një funksionim të rregullt të tyre.
Të gjitha të hyrat buxhetore kryesisht vijnë nga të hyrat të cilat grumbullohen në pikat doganore dhe një pjesë e vogël nga të hyrat brenda Republikës së Kosovës përmes tatim paguesve dhe Administratës Tatimore.
Institucioneve të Republikës së Kosovës i duhet që sa më shpejtë të krijoj kushte për investime që i dedikohen direkt prodhimit dhe hapjes se vendeve të reja të punës ku akoma jemi në fillim të këtij procesi i cili është i domosdoshëm dhe duhet përshpejtuar për të joshur edhe investitor të huaj për të investuar në Kosovë dhe për një zhvillim të mirë ekonomik
Atëherë cila janë ato?
- Lëvizja e lirë për të gjithë
- Infrastruktura shkollore me kapacitete të mjaftueshme
- Administratë efikase dhe të përgjegjshme
Lëvizjen e lirë, si term shumëkush e kupton për të lëvizur i lirë dhe pa frikë. Termi “lëvizja e lirë” ka një kuptim më të gjerë sepse kjo ka kuptimin e arritjes në kohë sa më të shkurtër i “Kërkesës te Oferta” dhe anasjelltas. Për të arritur këtë neve na duhet edhe infrastruktura rrugore dhe këtë po e bënë Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit.
Kjo ministri ka arritur në mandatin e vetë tani që kanë kaluar vetëm dy vite të mbulojë të gjitha kërkesat e kuvendeve komunale që kanë paraqitur projektet kapitale në ndërtimin e rrugëve, si dhe ndërtimin e disa segmenteve të rrugëve nacionale dhe vazhdimin i tyre
Ne sot jemi në gjendje brenda pesë ose gjashtë orëve ta shkelim çdo fshatë dhe në çdo skaj në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ky mendim dëgjohet në çdo tubim në çdo odë burrash dhe brenda institucioneve lokale dhe qendrore, një vlerësim i tillë po vjen edhe nga delegacionet ndërkombëtare që po vizitojnë Kosovën duke bërë krahasimet me vizitat e mëparshëmve.
Atëherë pse ne shajmë e të tjerët na vlerësojnë?
Mos vallë ne populli harrojmë shumë shpejtë dhe nuk mbajmë mëndë. E dimë shumë mirë afërmen e shembjes së kodrës në Kaçanik të shpikur nga qeverisja e kaluar ku u izoluam tërësisht me arterien kryesore për një mur të gjatë 50 metra. Kjo aferë zgjati shumë kohë dhe u dashtë të intervenoi faktori ndërkombëtar në ndërtim urgjentë deri në ndërrimin e strukturave qeverisëse të atyre që e shpikën atë (e dini për kënd është fjala).
E dimë shumë mirë se qeverisja e kaluar na bllokoi për një vit me kanale të hapura në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, edhe pse ajo ishte ndërtuar gjatë okupimit me katër korsi, dhe ju dashtë kësaj qeverie dhe kësaj ministrie ta përfundoi këtë projekt. Mjetet për këtë projekt janë shpenzuar nga qeveria e kaluar dhe kjo qeveri është dashur të lejoj mjete shtesë për të përmbyllur projektin.
E dimë mirë segmentin rrugorë “Stacioni i autobusëve - Veternik”, bllokimin total dhe zgjatjen e afateve pa asnjë arsye kur aty u dashke të intervenohej vetëm për unazën “te rrethi”. Mjetet për këtë projekt janë shpenzuar nga qeveria e kaluar dhe kjo qeveri është dashur të lejoj mjete shtesë për të përmbyllur projektin.
E dimë mirë ndërtimin e rrugës “Komoran Carralevë” pjesa e dytë ku mjetet për projektin janë shpenzuar tërësisht ndërsa ky segment i rrugës pa kaluar gjashtë muaj është shkatërruar. Mjetet për këtë projekt janë shpenzuar nga qeveria e kaluar dhe kjo qeveri është dashur të lejoj mjete shtesë për të përmbyllur projektin
Unë si ekonomist e kuptoj se projektet duhet përfunduar, dhe e përgëzoi këtë qeverisje dhe këtë ministri të udhëhequr nga z. Limaj për tejkalimin e pengesave nga qeverisja e kaluar, dhe në bazë të kësaj analize e kuptoj se për korrigjime të gabimeve dhe keqmenaxhim duhet pritur në ridestinimin e projekteve të programit tuaj qeverisës dhe mu për këtë kemi vonesa në rrugën Fushë Kosovë-Sllatinë, dhe kjo duhet thënë atyre që shajnë se po mbulojmë “erën tuaj” që mos të na tërboj të gjithëve.
Infrastruktura shkollore, është elementi i dytë dhe kusht vendimtar për komunitetin. Ne e dimë se kemi një gjeneratë shumë të re të popullatës dhe kësaj gjeneratë kemi për obligim që me një qeverisje efektive ti krijojmë kushte për shkollim. Institucionet e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të udhëhequr nga z.Hoxhaj, i kanë dhënë prioritet të ngjashëm me atë të Transportit se lëvizja e lirë dhe ngritja e kapaciteteve në ndërtimin e objekteve shkollore dhe pajisja e tyre me material didaktik dedikuar edukimit dhe arsimit është një prioritet i veçantë.
Edhe kjo ministri ka përmbushur të gjitha kërkesat e kuvendeve komunale që kanë paraqitur projektet kapitale në ndërtimin e objekteve shkollore, dhe me sukses po kurorëzon ato. Sipas parashikimeve mendohet se kjo ministri deri në përfundim të mandatit të saj (2011) do ta përmbyllë ciklin e ndërtimit dhe rindërtimit të shkollave, ku vendet tjera fqinje nuk janë as për së afërmi edhe pse janë shtete shumë kohë para neve. Pra për punën e bërë duhet vlerësuar.
Këto dy ministri janë pasqyrë e qeverisjes efektive dhe të përgjegjshme të Institucioneve të Republikës së Kosovës. Administratat efikase dhe të përgjegjshme është elementi i tretë që tregon një përgjegjësi ndaj taksapaguesve se paraja publike po menaxhohet dhe shpenzohet drejtë dhe aty ku duhet duke respektuar me përpikëri ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Nuk duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi arritur por duhet që edhe më shumë të funksionoi sistemi kontrollit të brendshëm në agjencitë shpenzuese.
Për lexuesin po përshkruaj disa shembuj te MASHT-i;
Opinioni i ZAGJ për Raport fletë qartë se Pasqyrat financiare paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, (faqe 7).
Ky opinion jo vetëm që është një vlerësim i mirë për MASHT dhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës, por krijon edhe një besueshmëri ndaj qytetarëve dhe taksapaguesve se MASHT, dhe Qeveria e RK, ndien përgjegjësi dhe detyrim ligjor.
Ndërsa çështja shpalosjes së pasqyrave për asetet e MASHT, ka të shpalosura në raportin vjetorë fianaciar asete që disponojmë ne si Ministri, ku dhe vetë ZAGJ pranon se është opinion i pakualifikuar, ku në Shtojcën 1. Llojet e ndryshme të opinioneve të auditimit pika10, faqe 20, rap.auditimit).Një opinion i pakualifikuar, jepet kur auditori është i kënaqur në të gjitha aspektet.
Realizimi i buxhetit
- Prokurimet
Sipas raportit të auditimit nga ZAGJ, ka audituar dhe ka bërë mostrimin e dosjeve të prokurimit nga 13 aktivitete që kapin një vlerë prej 18.104.334 € ose 32% e vlerës së prokurimeve.
Gjatë mostrimit të dosjeve të prokurimit ZAGJ ka konstatuar se kontrata me Operatorin Ekonomik në vlerë prej 1.090.789 € , ka të kryera punë shtesë ku e kalon vlerën e kontratës por një paragraf i tillë nuk është paraparë në kontratë. Në këtë rast MASHT nuk ka pranuar detyrimet për punët shtesë të paraqitura nga OE, dhe nuk ka bërë pagesën. Një element i tillë është konstatuar edhe nga ZAGJ, dhe ka vepruar drejtë duke e respektuar “Ligjin e prokurimit publik”.
Ndërsa në kontratat tjera të paraqitura në raportin e auditimit nga ZAGJ, ku është paraparë klauzola në kontratë për punë shtesë të papritura në masën 10%, dhe në ato raste edhe nëse operatori ekonomik e ka kaluar këtë masë, MASHT nuk e ka pranuar, ndërsa punët shtesë deri në 10% janë të lejuara edhe në “Ligjin e prokurimit publik”.
Kuptohet se punët shtesë në projektet kapitale ndikon edhe fizibiliteti i projektit ku në shumë vende ndërtimi dikton edhe ndryshimin e përmasave në ndërtimin e objekteve shkollore dhe infrastrukturës së atyre objekteve për rreth të cilat konsiderohen pjesë e projektit.
Edhe këtu duket se MASHT ka zbatuar “Ligjin e prokurimit publik” dhe kontratat e nënshkruara me operatorët ekonomik.
Jo çdo herë ZAGJ jep mendim profesional, kjo e humbë besimin tek Institucionet dhe taksapaguesit.
1. Te kontrata, ndërtimi i shkollës fillore Lypian, në raportin e auditimit theksohet se siguria ekzekutive përfshin periudhën 12.09.2008 deri 12.03.2009, dhe në kohën e auditimit kanë qenë në vijim. Këtu ZAGJ nuk ka të drejtë sepse periudha e auditimit në MASHT ka qenë prej 22.02.2009 deri 03.03.2009, dhe në këtë kohë kjo garanci e ekzekutimit ka qenë valide. Pra si që shihet nuk kemi të bëjmë me shkeljet e LPP, sepse garancia e sigurisë ekzekutive ka pasur validitet edhe 9 ditë dhe brenda kësaj periudhe janë përfunduar edhe punimet.
2. Kontrata, Ndërtimi i objektit të MASHT faza e tretë, ku siguria ekzekutive ka qenë e vlefshme deri më18.02.2009. Këtu shihet se ZAGJ prapë nuk ka të drejtë sepse ajo me datë n 22.02.2009 ka filluar auditimin, ndërsa në raport bëhet fjalë për datën 20 shkurt 2009, periudhë kur akoma nuk ka filluar auditimi, prandaj edhe këtu është një opinion i pa qëndrueshëm sepse po e cekim edhe një herë auditimi ka filluar me 22.02.2009 do të thotë dy ditë para se të filloj auditimi është mbyllë edhe faza e tretë e ndërtimit. Këtu kemi të bëjmë me dy ditë vonesë (18.02 deri 20.02).
MASHT nuk ka paraparë ndonjë rrezik sepse OE, gjatë paraqitjes së situatave ju është ndalur në pagesë vlera 10% e projektit, andaj edhe ky projekt tani ka përfunduar dhe është përmbushur kontrata me operatorin ekonomik.
Mallrat dhe shërbimet
Sa i përket furnizimit në QS, sipas kontratës me Operatorin ekonomik ajo ka bërë kërkes për furnizim me artikuj të nevojshëm për mensën e studentëve sipas planit operativ të miratuar nga menaxhmenti.
Gjatë mostrimit ZAGJ ka konstatuar se 35 artikuj nuk janë kërkuar për furnizim nga OE, por edhe nuk janë konstatuar edhe në fletëpranimet se janë pranuar këta artikuj.
Ky është një shembull i mirë për menaxhmentin se nuk ka tejkaluar dhe nuk ka shkelur marrëveshjen sipas kontratës.
Ndërsa sa i përket furnizimit me bukë të peshës 500 gram, ndërsa në kontrat është paraparë 600 gram ky opinion është i pa qëndrueshëm dhe jo serioz nga ZAGJ sepse
a) bëhet fjalë për konstatim të gjendjes me datë 18.03.2009, ndërsa auditimi ka përfunduar me datën 03.03.2009 ( shih raportin e auditimit faqe 6; Qasja e auditivit.
Rekomandimi është i pa bazë sepse rekomandon që mos të bëhen furnizime jashtë kontratës, ndërsa gjatë mostrimit nuk ka vërejtur se ka pranim të këtyre artikujve)
Pranimi i pajisjeve të teknologjisë informative
MASHT ka pranuar pajisje të teknologjisë informative në vlerë prej 153.350 €, dhe për pranimin e këtyre pajisjeve ka nënshkruar zyrtari i logjistikës së Ministrisë. Këto pajisje kanë qenë të dedikuara për shkollat në Republikën e Kosovës, për ngritjen e nivelit edukativo arsimor sipas standardeve ndërkombëtare dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimorë nëpër komuna.
Në strategjinë zhvillimore të MASHT është që të gjitha shkollat e Republikën së Kosovës të pajisen me kabinete bashkëkohore.
Ne jemi dëshmitarë se këto pajisje sikurse objektet shkollore vazhdimisht janë dorëzuar në formë solemne para mediave dhe qytetarëve drejtorive të arsimit në komuna të caktuara. Pranim dorëzimi bëhet dhe do të duhej të mbahej në evidencë të Departamentit të arsimit në Komunat përkatëse. Prandaj rekomandimi është i pa besueshëm dhe jo objektiv me një konstatim të gabuar.
Atëherë ku ka ngecje, ku vërehen më së shumti ato
Këto dukshëm deri tani janë parë te MEF, gjegjësisht te Shërbimi doganor i Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Sa i përket Shërbimit Doganor të Kosovës akoma kemi ngecje në kontrollimin e pikave doganore dhe zhdoganimin e mallrave në procedurë të rregullt, ku gjatë intervistave edhe menaxhmeti i SHDK-s, e pranon se ka parregullsi dhe ka korrupsion që është një njollë e dobët për qeverisjen efektive e cila është edhe një nga kushtet që duhet urgjent plotësuar sipas kërkesave të BE.
Te ATK, ka probleme të më hershme që i mbetet menaxhmentit të ri të ballafaqohet me to dhe kamë besimin e plotë se do ti tejkaloj me sukses.
Shembull;
- Asnjë biznes prej para një viti nuk mund ta marrë gjendjen e sakët dhe reale nga teknologjia informative e ATK-s, ajo ndryshon çdo ditë ku është si pasoj e ndërhyrjes së dhunshme në serverin e ATK-s, për të bërë ndryshime, dhe kjo po ju sjell probleme tatim paguesve për shlyerjen ose mosregjistrimin e formularëve që ata kanë përmbushur detyrimet
- Inspektor të ATK-s, nga raporte të kontrollit të cilat i kanë bërë shihet se bizneset janë në detyrim mbi 250.000.000 €, e që jam i bindur se kjo shumë nuk është reale dhe e sakët sepse disa biznese kanë bërë përpjekje që këto konteste me ATK-n, t’i zgjedhin në procedurë ligjore përmes Gjykatës. Vendimet e disa bizneseve nga Gjykata që kamë arritur ti shoh, po vijnë në favor të tyre, ku tregon se bizneset po humbin besimin ndaj ATK-së, dhe MEF-it.
- Mendoj se menaxhmenti i ri duhet të filloj procedurën e rikontrollës ose auditimit nga kompani profesionale te këto biznese, për të nxjerrë një gjendje reale të detyrimeve që kanë tatim paguesit ndaj ATK-s, dhe është forma e vetme e pastrimit të gjendjes për shlyerjen ose rikonfirmimin e gjendjes te këto biznese.
Këtu nuk guxojmë dhe nuk duhet të ketë ndonjë vendim politik si është marrë më parë nga menaxhmenti i kaluar sepse do të bëhej diskriminim ndaj taksapaguesve të rregulltë dhe atyre jo të rregullt.
Dikush është përpjekur këtë veprim ta quaj si sukses, por te bizneset dhe ekonomistët është Vendimi më jo profesional dhe më i gabuar sepse nëse ka falje të ndëshkimeve duhet të ketë te të gjithë, edhe te ata që i kanë përmbushur dhe kjo pjesë të kalohet si kreditim te bizneset sepse janë pjesë e procesit.
(Autori prof.ass.ddr. Adem Zogjani është auditor i lartë ligjor)


