Please enter at least 3 characters.

Qeveria e Maqedonisë: Ligji për luftimin e korrupsionit me procedurë të shkurtuar

2016/01/qeveria-e-maqedonis-euml-do-t-euml-mbaj-euml-mbledhje-t-euml-jasht-euml-zakonshme-p-euml-r-tetov-euml-n_hd.jpg

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 115-të solli vendimin që Kuvendin të Maqedonisë t'i propozojë Propozim-ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave të sillet me procedurë të përshpejtuar dhe me flamur evropian.

Ky veprim nga ana e Qeverisë bëhet në mënyrë sa më të shpejt me qëllim të përforcohet efikasiteti dhe pavarësia e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe për të forcuat kornizën ligjore dhe institucionale të Komisionit Anti-korrupsion për parandalim më efikas dhe luftë kundër korrupsionit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qeveria gjithashtu shqyrtoi dhe votoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik./Telegrafi/