Please enter at least 3 characters.

Qentë endacakë rrezik i vazhdueshëm për qytetarët e Gjilanit - kërkohet veprim nga komuna

Qentë endacakë mbeten një problem i vazhdueshëm në Kosovë, duke prekur edhe qytetarët e Gjilanit.

Shumë banorë kanë shprehur shqetësimet e tyre përmes formave të ndryshme, duke raportuar raste të sulmeve nga qentë endacakë.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, ka publikuar një video që tregon praninë e qenve endacakë në pjesë të ndryshme të qytetit, duke kritikuar qeverisjen lokale për mungesën e veprimeve.

"Qentë endacakë janë bërë një rrezik serioz! Qeverisja lokale është në gjumë," ka shkruar Kadriu.

Ai u ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme institucioneve përgjegjëse. /Telegrafi/