Please enter at least 3 characters.

Qentë endacakë kanë kafshuar tre persona në Shkup

2024/01/qente-endacak-e1705764068581.jpg

Dje në orën 09:45 në Stacionin Policor Qendër, I.Z (39) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën “Prilepska” në Shkup është kafshuar nga një qen endacak.

Të njëjtën ditë në orën 09:30 në Stacionin e Policisë së Aerodrom, V.S. (40)
nga Shkupi ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “23 Tetori” në Shkup.

Një grua 45-vjeçare nga Shkupi me iniciale K.C ka raportuar në stacionin policor në Gjorçe Petrov se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Braça Çakrevi” në Shkup.