Please enter at least 3 characters.

Qeni shtiret si i pafajshëm, sikur s’ka të bëjë asgjë me rrëmujën që bëri (Video)

2016/09/Qeni-shtiret-si-i-pafajshëm-sikur-nuk-ka-te-beje-asgje-me-rremujen-qe-beri-foto.jpg
27:"© Liverpool Echo/Kev Sacks

Kevin Sacks nga Liverpuli i Anglisë, është kthyer një ditë në shtëpi dhe ka gjetur ushqim të shpërndarë në tapet, teksa qeni i tij shtirej se nuk kishte të bënte asgjë me këtë.

Në filmimin e publikuar ai e vendos fokusin te rrëmuja në dysheme dhe te qeni Tobi, i cili qëndron në divan me këmbët e para të ngritura lart, transmeton Telegrafi.

Kafsha me ngjyrë të mbyllët i mbanë putrat e lëshuara, ndërsa e shikon pronarin me pafajësi.

“Çfarë është kjo” pyet Sack, por Tobi vetëm e lëvizë bishtin dhe shikon sikur mos të ketë shkaktuar rrëmujën.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet ky moment si dhe disa fotografi me pozat interesante që i ka zënë ky qen. /Telegrafi/