Please enter at least 3 characters.

Qeni qëndron dy ditë në të ftohtë, vetëm për ta mbrojtur “mikun” e plagosur (Video)

2016/12/qent.jpg

Kjo histori prekëse nga Ukraina perëndimore tregon një tregim prekës rreth miqësisë së vërtetë dhe dashurisë që vjen nga mbretëria e kafshëve.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një histori kur një qen kaluar dy ditë duke mbrojtur një mik të plagosur që nuk mund të lëvizte nga shinat.

Përdoruesi i Facebook-ut, Denis Malafeev ka postuar fotot e dy qenve që gjendeshin në një stacion treni të vogël jo shumë larg nga qyteti i Uzhgorod.

Një nga qentë duket se ka qenë i plagosur nga një tren dhe nuk mund të lëvizte nga shinat, kështu që tjetri qëndroi atje dy ditë për ta mbajtur mikun e tij ngrohtë dhe për ta mbrojtur atë nga rreziku që i kanosej nga ardhja e ndonjë treni, duke e ulur kokën e tij në momentin që ecnin trenat.

"Ai e mbajti të ngrohtë për dy ditë nën kërcënimin e vazhdueshëm të rrezikut! Unë nuk e di se si ta quaj këtë: instinkt, dashuri, miqësi, lidhje. Unë vetëm e di këtë: jo çdo njeri është në gjendje për ta bërë këtë. Ne të gjithë duhet të mësojmë prej kësaj!", ka shkruar Malafeev në Facebook.

Pas kësaj, bëhet e ditur se të dy qentë janë adoptuar dhe u është vënë emri Panda dhe Lucy. /Telegrafi/