Punëtorët e NPL “Ambienti” transformojnë hapësirat e jashtme të QKMF-së në Obiliq
26/01/2026
Punëtorët e NPL “Ambienti” në Obiliq po vazhdojnë me përkushtim pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të jashtme, këtë herë tek Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.
Në njoftim theksohet se “me angazhim maksimal, janë larguar mbeturinat, janë pastruar ambientet përreth dhe është siguruar një hapësirë më e pastër, më e rregullt dhe më e sigurt për qytetarët dhe stafin shëndetësor”.
NPL “Ambienti” rikujton se kujdesi për mjedisin është një nga mënyrat më efektive për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve dhe për të krijuar hapësira të sigurta për komunitetin. /Telegrafi/


