Please enter at least 3 characters.

Pulmologët: Prania e grimcave të azbestit mund të ketë pasoja të mëdha

Largimi i materialeve që përmbajnë azbest në kryeqytet konsiderohet shumë i nevojshëm, por duhet të bëhet me kujdes të veçantë.

“Largimi i tyre, duhet të bëhet me kujdes të veçantë, nga persona të trajnuar dhe çka është një element i rëndësishëm është që të sigurohet deponimi ose varrimi i materialit të Azbestit , ngase nga momenti i shkapërderdhjes, degradimi i tij rezulton me disa fije, të cilat janë mjaftë të rrezikshme”, ka thënë Prof. Dr. Naser Kabashi, fakulteti i i inxhinierisë dhe ndërtimit

Nga pulmologë thuhet se prezenca e grimcave të azbestit në ajrin që thithim, mund të ketë pasoja të mëdha në shëndetin e njerëzve, veçanërisht në sistemin pulmonal apo respirator.

“Disa prej sëmundjeve më të shpeshta që mund të shfaqen tek njerëzit që thithin ajër që kanë grimca të azbestit janë: Fibroza e mushkërive, sëmundje të ndryshme të cipave të mushkërive, por edhe më së shumti rendësi ka sëmundje malinje, kanceri i mushkërive”, ka thënë pulmologu Besim Morina.

Nga Komuna e Prishtinës tregojnë për arsyet pse ende nuk kanë filluar të ndërhyjnë, derisa thonë se tash po presin alokimin e buxhetit dhe se do të fillojnë me hapjen e tenderit për kontraktimin e një kompanie e cila do ta bëjë largimin e azbestit në të gjithë kryeqytetin.

“Buxheti është lëshuar shumë vonë, kjo ka qenë një arsye, arsye tjetër është se ende nuk është përcaktuar një deponi qendrore, për deponimin e materieve të rrezikshme, duke pasur parasysh se Azbesti është materie e rrezikshme”, ka thënë Lulzim Fushtica, drejtor për siguri dhe emergjenca në Prishtinë

Nga komuna thonë se me ndërhyrje pritet të fillohet në ndërtesa publike të kryeqytetit, e një nga lagjet me prioritet pritet të jetë Ulpiana./RTK