Please enter at least 3 characters.

Publikon një fotografi krah Dua Lipës, Anwar Hadid: Ti je e gjithë drita ime

2020/01/page-65.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, tashmë është e njohur për lidhjet e saj të dashurisë.

Por, ajo momentalisht po shijon lidhjen e re me modelin Anwar Hadid që vjen pas ndarjes nga kuzhinieri Isaac Carew, në qershor të vitit të kaluar.

Ndonëse janë në çdo moment së bashku, dedikimet ndaj njëri-tjetrit nuk mungojnë as në rrjetet sociale.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Vogue)

Edhe pse Hadid publikon mjaft rrallë fotografi krah artistes shqiptare, një të tillë e ndau së fundmi në Instagram, duke treguar se është i dashuruar marrëzisht pas saj.

“Ti je e gjithë drita ime”, është përshkrimi që Anwar ia ka vënë fotos, ndërsa nuk mungoi as replika nga ylli shqiptar, “Drita e botës sime, të dua”.

Kjo veçse e dëshmon dashurinë e madhe të çiftit, të cilët tash e një kohë janë zhvendosur në New York për të bashkëjetuar.

Anwar është pranë këngëtares thuajse në çdo koncert të sajin dhe i njëjti ishte prezent edhe në Kosovë në gusht të vitit të kaluar në festivalin "Sunny Hill", të organizuar nga babai i Duas, Dukagjini. /Telegrafi/