Please enter at least 3 characters.

Publikohet lista e përfituesve të subvencioneve në Prishtinë për sektorin e bletarisë për vitin 2026

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Prishtinës ka publikuar listën e përfituesve të subvencioneve me pagesë direkte në sektorin e bletarisë për vitin 2026.

Sipas njoftimit, këtë vit mbështetja për koshere bletësh është rritur për 17.9% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa gjatë këtij viti do të subvencionohen mbi 6,000 koshere bletësh.

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural thekson se kjo është dëshmi për përkushtimin e vazhdueshëm të Kryeqytetit për zhvillimin e bletarisë dhe mbështetjen e bletarëve.

“Falënderojmë të gjithë bletarët për punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe në ruajtjen e biodiversitetit”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/