Please enter at least 3 characters.

Publikohet lista e artistëve pjesëmarrës në edicionin e 61-të Festivalit të Këngës në RTSh

2022/10/Screenshot_11-33.png

Festivali i Këngës në Radion Televizionin Shqiptar ka publikuar listën e artistëve pjesëmarrës në edicionin e tij të 61-të.

Tashmë janë përzgjedhur 26 këngë pjesëmarrës, 16 prej të cilave janë artistë që kanë perfomuar edhe më parë në festival përgjatë viteve të kaluara, ndërkohë 10-të të tjerë janë emra të rinj dhe grupe alternative.

Në faqen zyrtare të Eurovision është publikuar lista e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës në të cilën bën pjesë edhe disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare.

Foto: Festivali i Këngës në RTSH

Lista e konkurrentëve pjesëmarrës në edicionin e 61-të përshinë:

2 Farm- Atomike

Alban Kondi & Lorela Karoshi - Melodi

Albina Kelmendi - Duje

Anduel Kovaçi - Malli

Arsi Bako - Sonte dua të jem me ty

Melodajna Mancaku - Gjysma e zemrës sime

Elsa Lila - Evita

Enxhi Nasufi - Burrë

Erma Mici - Kozmosi i dashurisë

Evi Reçi - Ma kthe

Fabian Basha - Një gotë

Fifi - Ndalo

Franc Koruni - Në pritje

Genti Hoxha - Ajër

Gjergj Kaçinari - Dje

Luna Causholli - Jetën ta fal

LYNX - Nëse ke besim

Manjola Nallbani - Dua

Leje Qëndrimi - Fobia

Petrit Çarkaxhiu - Emri yt mirësi

Rezearta Smaja - N'Eden

Rovena Dilo - Motit

Sara Kapo - Para teje

Serxhio Hajdini - Vështirë

Urban Band - Në çdo hap

Vanesa Sono - Aroma jonë

Këtë vit, ndryshe nga edicionet e kaluara kënga fituesi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve.

Megjithëse nuk është konfirmuar një datë e saktë për mbajtjen e festival, ai tradicionalisht mbahet në gjysmën e dytë të dhjetorit.

Kujtojmë që vitin e kaluara, Ronela Hajati ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision me këngën “Sekret”.

“Eurovision Song Contest 2023” mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe. /Telegrafi/