Please enter at least 3 characters.

Publikohen fotografitë që tregojnë Statujën e Lirisë “copë-copë”, përpara se të transportohej për në Nju Jork

2019/07/page-2.jpg

Këto janë fotografitë që thuhet se zbulojnë historinë pak të njohur të një prej skulpturave më të njohura të botës.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, imazhet tregojnë kokën E Statujës së Lirisë në një shfaqje në Paris, Francë, si dhe krahun e saj dhe pishtarin e lartë të ekspozuar në Filadelfia dhe Madison Square Park, Manhattan.

Sot ajo që ne e njohim si Statuja e Lirisë si skulpturë portreti qëndron në lartësi rreth 93 metra në New York City.

Por, para se statuja ishte e vendosur në SHBA nga Franca në vitin 1885, ajo kishte kaluar disa vjet duke u ekspozuar në të gjithë botën - në copa.

Kur Statuja e Lirisë u zbulua në Liberty Island në New York Harbor, Nju Jork më 28 tetor 1886, ajo menjëherë u bë struktura më e lartë në qytet.

Skulptori francez, Frederic Bartholdi, u nis për krijimin e Statujës së Lirisë - por për shkak të situatës së trazuar politike në Francë, puna nuk filloi deri në vitet 1870.

Atëbotë u ra dakord që qeveria franceze do të financonte statujën ndërsa qeveria e SHBA-së do të siguronte vendin dhe do të ndërtonte piedestalin e saj. /Telegrafi/