PSG shpallet matematikisht kampion në Ligue 1
285:"BELGRADE, SERBIA - DECEMBER 11: Players of Paris Saint-Germain pose for a photo prior to the UEFA Champions League Group C match between Red Star Belgrade and Paris Saint-Germain at Rajko Mitic Stadium on December 11, 2018 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images
21/04/2019
Paris Saint-Germain është ekipi kampion në Ligue 1 për sezonin 2018/19.
Gjashtë javë pa përfunduar sezoni i rregullt në kampionatin francez, PSG ka arritur të shpallet kampion.
Deri tek shpallja kampion matematikisht ka ardhur pasi që PSG ka plot 16 pikë më shumë se vendi i dytë, Lille.
Lille barazoi pa gola 0-0 në udhëtim te Toulouse dhe kjo bërë që PSG të kurorëzohet me titullin kampion për këtë sezon në Ligue 1.
Kjo ishte herë e dytë me radhë që PSG shpallet kampion, ndërsa në histori ka tetë tituj kampioni në Francë.
Ndryshe, PSG do ta pres Monacon në shtëpi në ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 21:00 dhe aty pritet të jetë festa zyrtare e klubit kryeqytetas. /Telegrafi/


