Please enter at least 3 characters.

PSG pranon ta shesë Draxlerin

2019/06/draxler.jpg
276:"NAPLES, ITALY - NOVEMBER 06: Julian Draxler of Paris Saint-Germain in action during the Group C match of the UEFA Champions League between SSC Napoli and Paris Saint-Germain at Stadio San Paolo on November 6, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Julian Draxler po shkon drejt përfundimit të aventurës me Paris Saint-Germainin, pasi në këtë verë pritet të ndodhë largimi i tij.

Futbollisti gjerman do të largohet nga Parku i Princave, pasi klubi francez ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm ta shesin atë nëse pranojnë një ofertë ideale.

25-vjeçari u transferua te PSG-ja në vitin 2017, duke shënuar 20 gola në 107 paraqitje, andaj këto statistika kanë bërë që të preferohet shitja e tij.

Julian Draxler (Foto: Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC/Guliver)

Draxler po lidhet me një rikthim të mundshëm në Bundesliga, derisa në të kaluarën ishte pjesë  e Schalkes, mirëpo tani e do Bayern Munichu.

Në garë për shërbimet e tij është edhe Tottenham Hotspurit, por PSG kërkon 40 milionë euro nga shitja e gjermanit.

L’Equipe bën me dije se skuadra parisiene do ta shesë Draxlerin posa ta pranojnë ofertën që u konvenon edhe atyre. /Telegrafi/