Please enter at least 3 characters.

PSG fiton ndeshjen e mbetur, shkëputet në krye me +4 ndaj Lensit

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të pastër ndaj Nantes, në ndeshjen e mbetur të javës së 26-të në Ligue 1, duke triumfuar me rezultat 3-0 dhe duke u shkëputur në krye të tabelës.

Me këtë fitore, PSG shkon në 66 pikë, ndërsa ndjekësi i parë, Lensi, mbetet me 62 pikë, duke e çuar diferencën në katër pikë.

PSG e zhbllokoi takimin në minutën e 13-të, kur Khvicha Kvaratskhelia realizoi për 1-0.

Nantes tentoi të rikthehej në lojë në pjesën e parë, madje shënoi në minutën e 22-të, por goli u anulua pas rishikimit në VAR për pozicion jashtë loje në ndërtim të aksionit.

Më pas, në minutën e 38-të, Désiré Doué dyfishoi epërsinë me një goditje të bukur brenda zonës, për ta mbyllur pjesën e parë 2-0.

Në fraksionin e dytë, PSG e vulosi fitoren në minutën e 50-të, sërish me Kvaratskhelia, i cili pas një depërtimi individual shënoi për 3-0.

Ndeshja u shoqërua edhe me disa ndërhyrje të VAR-it dhe zëvendësime të shumta, ndërsa PSG pati edhe një goditje në traversë në minutën e 70-të, kur Fabian Ruiz goditi nga distanca.


Me këtë sukses, PSG forcon pozitat në garën për titull në Ligue 1, duke ruajtur avantazhin ndaj Lensit në krye të renditjes. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore