Please enter at least 3 characters.

Pse kinezët i qëllojnë me shuplaka këto statuja çdo ditë në pesë shekujt e fundit?

Për më shumë se pesë shekuj, statujat e Qin Hui, ish-kancelar i dinastisë Song dhe të gruas së tij, janë qëlluar me shuplaka e shkelmuar si dhe pështyrë nga miliona njerëz.

Në zemër të qytetit Hangzhou, përballë mausoleumit impozant të një gjenerali trimi që dikur u mashtrua dhe u ekzekutua, qëndrojnë statujat e Qin Hui-t dhe gruas së tij - dy prej figurave më të urryera dhe më përbuzura në historinë kineze.

Ata paraqiten duke qëndruar në gjunjë, me kokat poshtë dhe duart e lidhura pas shpine, përjetësisht të poshtëruar për tradhtinë e tyre.

Por për statujat prej hekuri të hedhura nuk mjafton kjo dënim simbolik - ato përballen po ashtu me shuplaka, grushte e shkelma nga qindra, herë-herë mijëra njerëz çdo ditë.

Për ta pasur një ide se sa keq trajtohen statujat e Qin Hui-t dhe gruas së tij: ato janë zëvendësuar 11 herë që nga vendosja e origjinaleve në fund të shekullit të XV-të, me versionet e fundit që datojnë nga viti 1979.

Qin Hui ishte kancelar i dinastisë Song në shekullin e XII-të, i cili luajti një rol kryesor në organizimin e paqes midis dinastive Song dhe Jin. Megjithatë, ai nuk është hero kombëtar - përkundrazi.

Sipas historianëve modernë, për të hapur bisedimet e paqes me dinastinë Jin të udhëhequr nga Jurchenët, Qin Hui akuzoi gjeneralin Yue Fei për mosbindje dhe tradhti dhe e ekzekutoi në burg.

Gjenerali Yue kishte arritur fitore të mëdha kundër Jurchenëve, duke mbrojtur trimërisht dinastinë Song nga pushtuesit, dhe pas vdekjes u bë martir dhe simbol i besnikërisë në Kinë. Qin Hui, nga ana tjetër, u bë një nga figurat politike më të urryera në historinë e vendit.

Është e vështirë të përshkruash sa shumë e urrejnë Qin Hui-n dhe gruan e tij në Kinë. Një prej “snack” të popullarizuara të vendit, ‘youtiao’, që do të thotë “djalli i thekur në vaj”, dhe që përbëhet nga dy shirita brumi të lidhur së bashku dhe të thekur në vaj të nxehtë, thuhet se është frymëzuar nga çifti.

Të njerëzit në Kinë thjesht e duan t’i ndëshkojnë në çfarëdo mënyre që mundin - por statujat e tyre janë ato që përjetojnë abuzimin më të madh.

Historia kineze është komplekse dhe e ndërlikuar, dhe opinionet për tradhtinë e Qin Hui-t janë të ndara.

Por pas kaq shekujsh, kjo përbuzje ka rëndësi të pakët. Ai dhe gruaja e tij do të përballen përjetësisht me abuzimin e një populli që vlerëson pak gjëra më shumë se besnikërinë, drejtësinë dhe mos-lënien pa dënim të tradhtarit. /Telegrafi/