Pse janë të gjithë kaq të entuziazmuar me serinë e re Galaxy A?
Moti është ideal për shëtitje të gjata dhe eksplorim të maleve, qyteteve përreth dhe shumë pamjeve që ofron vendi ynë, të cilat mund të mos i kemi vizituar deri më tani. Të gjitha ato momente të mrekullueshme që janë përpara nesh dhe aktivitetet që do të përjetojmë do të jenë thjesht një kujtim një ditë. Është në dorën tonë të sigurohemi që kujtimet mos të zhduken kurrë duke i përjetësuar ato me një foto ose video. Për të pasur sukses, na duhet një kamera cilësore dhe një bateri e qëndrueshme, e cila do të mbajë me sukses ritmin tonë. Zgjidhja është seria më e fundit e pajisjeve Samsung Galaxy A.Kamera mbresëlënëseTë kesh një pajisje celular që krijon foto cilësore pavarësisht nga koha e ditës është ëndrra e çdo adhuruesi të fotografisë. Kur shtohet një portretizim realist i detajeve të gjalla, pak mund të qëndrojnë indiferentë. Kamera 64 megapixel në Galaxy A71 dhe kamera 48 megapixel në Galaxy A51 ofrojnë pamje realiste. Gjithashtu, kamera Ultra Wide me fushën e saj të shikimit 123 gradë i është përshtatur fushës tonë të shikimit. Fokusi i qartë kristal arrihet me një kamera makro, duke kapur edhe detajet më të vogla, ndërsa një kamera e thellë lejon theksim shtesë me efektin Live Focus.


