Please enter at least 3 characters.

Pse është e rëndësishme që fëmijët t'i lajnë dhëmbët para gjumit? Stomatologia Albanë Krasniqi jep arsyet

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, e ftuar ishte stomatologia e njohur, Albanë Krasniqi, e cila ndau njohuritë dhe përvojën e saj në lidhje me kujdesin oral tek fëmijët.

Diskutimi u fokusua në rëndësinë e pastrimit të dhëmbëve që në moshë të hershme dhe si ndikon kjo drejtpërdrejt në shëndetin e përgjithshëm të fëmijëve.

“Pastrimi i dhëmbëve, metodat dhe mënyrat që përdoren te fëmijët dhe të rriturit janë të ngjashme”, shpjegoi Krasniqi.

https://youtube.com/shorts/RI3ZevvmIb0?si=04ucp9XifU3Fv_5I

“Megjithatë, te fëmijët rekomandohet përdorimi i brushave më të buta, me fije më të lehta, për të mos dëmtuar mishrat apo smaltin e dhëmbëve. Pavarësisht kësaj, teknika e pastrimit mbetet e njëjtë”.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e kohës së duhur për larjen e dhëmbëve: “Koha optimale për pastrim është dy deri në tre minuta. Idealisht, dhëmbët duhet të pastrohen pas çdo vakti ushqimor. Megjithatë, nëse kjo nuk është e mundur gjatë ditës, atëherë patjetër para gjumit dhe në mëngjes. Para gjumit është thelbësore, sepse gjatë natës zvogëlohet sekrecioni i pështymës, e cila zakonisht ndihmon në pastrimin natyral të gojës”, tha Krasniqi.

Për më shumë ndiqeni podcastin “Shëndeti në rend të parë”: