Pse duhet therur Kurbanin përmes Islamic Relief Kosova?
Duke e prerë kurbanin në Islamic Relief Kosova (me çmim prej 200€), një pjesë të mishit të lopës mund ta merrni për vete dhe familjen tuaj, ndërsa pjesa tjetër u shpërndahet jetimëve dhe familjeve në kushte të vështira jetësore, të evidentuara nga stafi ynë.
Ne organizojmë therjen e kurbanit sipas standardeve dhe kushteve më të larta higjienike, duke u kujdesur njëkohësisht për plotësimin e të gjitha dispozitave fetare. Fillimisht kafshët kontrollohen dhe përzgjidhen nga veterineri ynë, ndërsa therja e kurbanëve bëhet në prezencën e një Hoxhe dhe stafit të Islamic Relief Kosova.
Thertorja e Islamic Relief Kosova është e licencuar për therjen e kurbaneve, ndërsa për t’u siguruar që mishi të jetë cilësor dhe i sigurt për konsum, ne e bëjmë ngrirjen e thellë të mishit para se ai t’u shpërndahet donatorëve dhe familjeve me jetimë.
Me Islamic Relief Kosova, ju nuk keni pse të brengoseni se ku do ta shpërndani mishin. Ne kemi një databazë me lista të familjeve me jetimë në kushte të vështira për të cilët kujdesemi gjatë gjithë vitit dhe njëkohësisht ua dhurojmë mishin e kurbanit.
Përveç mishit të kurbanit, Islamic Relief Kosova synon që 2 000 fëmijëve jetimë t’u dhurojmë dhurata Bajrami në mënyrë që edhe ata t’i gëzohen festës sikurse fëmijët tjerë. Po ashtu me mbështetjen e donatorëve shpresojmë t’u sigurojmë fëmijëve jetimë edhe rroba të reja për Bajram, siç edhe është traditë për shumë familje në vendin tonë.
Për të gjitha këto aktivitete, të interesuarit mund të kontribuojnë përmes ueb-faqes, xhirollogarisë apo fizikisht në zyrat tona.
• Web: https://donate.islamicreliefkosova.org/
• Xhirollogaria në NLB:1708200008014285 (Swift Code: NLPR XK PR, IBAN: XK05)
(Nëse dëshironi me marr një hise të mishit për Kosovë, në përshkrim të pagesës e shkruani Kurban 1/3 si dhe numrin e telefonit)
• Zyrat tona: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj dhe Kamenicë.
Për më shumë informata na kontaktoni në numrin: +383 45 906 733 apo vizitoni ueb-faqen tonë apo faqen zyrtare në Facebook.


