Please enter at least 3 characters.

Protestuesit në Sri Lanka ia fusin not në pishinën e presidentit - vërshuan në rezidencën e tij pasi po ia kërkojnë dorëheqjen

2022/07/SriLanka.png

Mijëra protestues në kryeqytetin e Sri Lanka-s, Kolombo, kanë vërshuar në rezidencën e presidentit.

Pamjet nga BBC tregojnë demonstruesit duke notuar në pishinën e presidentit Gotabaya Rajapaksa.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e tij pas muajsh protestash për krizën ekonomike të Sri Lanka-s, transmeton Telegrafi.

Vendi po përballet me inflacion të shfrenuar si dhe po ballafaqohet me vështirësi në importimin e ushqimeve, karburantit dhe ilaçeve.

OKB-ja të premten u kërkoi autoriteteve dhe protestuesve të sigurojnë që tubimi i së shtunës të ishte paqësor. /Telegrafi/