Please enter at least 3 characters.

Protestë në Prishtinë kundër politikave agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginë

2023/10/393808721_1082527072926042_7383172010194954895_n-768x576-1.jpg

Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile, në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore kanë protestuar kundër politikave të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginë.

Protestuesit kanë mbajtur me vete flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, protestuesit kanë mbajtur disa pankarta me vete ku shkruhej "Preshevë", "Medvegja është Dardani", e të tjera. /Telegrafi/